Vendimi zyrtar është shtyrë sërish, por sa më shumë që kalojnë ditët aq më shumë forcohet bindja se Juventus do të qëndrojë jashtë Kupave të Europës sezonin e ardhshëm. Dhe në fakt ky është skenari më i mirë për “Zonjën e Vjetër”. UEFA ka marrë kohë në lidhje me hetimin për shkelje të “Feir Plej Financiar”. Pasi iu dorëzuan nga gjykata sportive dhe penale italiane të dyja dosjet në dëm të klubit bardhezi, qeveria europiane e futbollit do të vendosë fatin e Juventusit në Europë vetëm në mes të korrikut. Sipas mediave italiane vendimi më i mirë që mund të presë “Zonja e Vjetër” është një vit përjashtim nga Kupat e Europës si dhe një gjobë të majme, për të cilën ka edhe një marrëveshje.
Bëhet fjalë për 3 milion euro, por kjo nuk do të thotë në një tjetër penalizim më të rëndë financiar. Në pritje të vendimit të shkallës së parë të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së UEFA-s, drejtuesit e Juventus kanë vendosur të pranojnë, të paktën pezullimin 1-vjeçar nga Kupat e Europës, duke mos e apeluar vendimin. Nëse pëzullimi do të jetë më i gjatë, atëherë juventinët do t’i drejtoheshin të gjitha shkallëve të drejtësisë sportive deri te KAS i Lozanës. Por ky skenar nuk i leverdis klubit italian, për shkak të afatit kohor, ndërsa kërkojnë të kenë një ide të qartë për të ardhmen përpara nisjes së sezonit të ri.
Sfidanti.al