“Revolucioni taktik” i Realit të Karlo Ançelotit!

Kështu e quan e përditshmja “Marka”, që thekson se trajneri italian do të duhet të bëjë ndryshime në krahasim me sezonin që u mbyll. Reali ka humbur një lojtar si Benzema, ndërsa ka mbërritur Xhud Belingham, e ndoshta mund të ketë lëvizje për Harri Kejnin apo Kilian Mbapenë. Gazeta spanjolle shkruan se Ançeloti mund të ketë skema të ndryshme si 4-3-3, 4-2-3-1, 4-3-1-2 apo edhe të tjera për të shfrytëzuar Belinghamin, por edhe Çuamenin, Kamavingën, Rodrigon apo Vinisiusin, por pse jo edhe Hoselun.

Sfidanti.al