Usik i habit të gjithë me ndryshimin fizik në prag të duelit të radhës

Betejën do ta ketë me një tjetër britanik, veçse jo me Entoni Xhoshuan. Përballë kampionit të botës për peshat e rënda, Oleksandr Usik, do të jetë Daniel Dybua (Dubois), në betejën që do të zhvillohet në gusht në Poloni. Veterani 36-vjeçar i habiti të gjithë me ndryshimin e tij fizik në foton që botoi në rrjetet sociale. Ukrainasi duket më elegant, sikur ka humbur format muskulore të tij, ose ndoshta kështu është përshtypja që jepet. Usik është kampion i botës në federatat WBA, IBF dhe WBO, dhe ka rezultatin 20-0 në karrierën, paksa më të mirë sesa rivali britanik.

Sfidanti.al