Nga liga e tretë në Spanjë, tek Çelsi në Premier Ligë

Është vetëm 22 vjeç, është sulmues dhe vjen nga Senegali. Një përfaqësues i denjë i futbollit afrikan, Nikolas Xhekson, ka realizuar një ngjitje meteorike në karrierën e tij. Lojtari, që deri në fund të sezonit 2021-2022 ishte në ligën e tretë të Spanjës, sot është në Premier Ligë, për të u paguan mbi 35 milionë euro (32 milionë paundë stërlina), dhe ai po bashkohet me Çelsin e Maurisio Poçetinos. Kur ishte tek Vijarreali B, shënoi gola vendimtarë, ndërsa sezonin e kaluar (2022-2023) luajti në La Liga pikërisht me “nëndetësen e verdhë”. Ai shënoi 13 gola për Vijarrealin, cilësohet si “diamant i papërpunuar”, por besohet se Poçetino do ta përmirësojë.

Sfidanti.al