Nga dhuna dhe stolat kokës me Serbinë, tek “puthja franceze”…

Nëse do të kishte Romeo dhe Zhulieta edhe në futboll, tamam tamam në futbollin zyrtar dhe jo atë  fushës, këto role do t’i  luanin  me mjeshtri dy Federata : FSHF-ja jonë dhe Federata Serbe e futbollit. Dashuri që nuk lindi me lule dhe me puthje si gjithë të tjerat, por me stola kokës, me dhunë nga qielli dhe nga toka.   Kur më shumë se 10 vite më parë,  topi i lojës për pak  sa nuk na u shndërrua  në top lufte midis dy vendeve.

Thonë se kur në mes futet politika , edhe futbolli që mbahet për lojë burrash, ndërron seksin dhe mburret me gjininë tjetër ! Këto ditë, kemi parë të paparën : Federata serbe i dërgon një “puthje franceze” FSHF-së, falenderim zemre  që pranoi propozimin e tyre për të spostuar ndeshjen  nga kryeqyteti Beograd ne “fshatin” Leskovac.

Duket si një magji e zezë kur halli i tyre, bëhet halli jonë, pasi nuk janë të sigurtë çfarë mund të ndodh në Beograd.  Sa mirë do të ishte të luanim në Beograd,sepse  ia kemi marrë dorën pikëve në tavolinë, por këtë herë topin e luajnë shefat lart dhe jo proletaret e fushes…

..Kulmi i hipokrizisë  është se pranojmë të  futemi në mes halleve që ka Federata serbe me njerëzit e vet, kur vetë FSHF dënon me zell grupimet e tifozerisë së saj…

Sfidanti.al