Shifrat ishin 2-0 dhe stadiumi “Anfild” këtë herë u kënaq. Me gjasë, kjo nuk do të mjaftojë që Liverpuli të arrijë zonën Champions, por megjithatë ishte nga ato paraqitje që treguan shumë. Të kuqtë jo vetëm që fituan me golat e Mo Salahut dhe Kodi Gakposë, por patën disa lojtarë që u veçuan. Sulmuesi i

