Heqja e shirtit të kapitenit nga qendërmbrojtësi, Herri Meguajër ka tensionuar jo pak këtë të fundit, i cili me shumë mundësi do ta shohë vetën jashtë “djajve të kuq” të Mançester Junajtid, deri në fundin e kësaj merkatoje vere.
Mirëpo, bordi i “të kuqve” duket se nuk e ka problem diçka të tillë dhe pret vetëm shifrën e duhur për ta lënë Meguajërin të shkojë, teksa duket se ka pasardhësin e tij. Bëhet fjalë për
“yllin” e mbrojtjes së “galaktikëve” të Real Madrid, David Alaba dhe për kartonin e tij “djajtë” janë të gatshëm të derdhin 50 milionë euro në arkat e spanjollëve dhe sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, drejtuesit e Junajtid duan ta mbyllin këtë transaksion para se të mbarojë kjo merkato vere.
sfidanti.al