Përforcim për sulmin, Inter kërkon “bomberin” e Arsenal

Largimi i Edin Xhekos dhe Romelu Lukakut, në fundin e sezonit që sapo lamë pas e kanë lënë sulmin “zikaltër” të “boshatisur” dhe tashmë, bordi i Inter është në kërkim të një “bomberi” të ri për skuadrën.

Ndër opsionet e para ishte spanjolli i Atletiko Madrid, Alvaro Morata, i cili pëlqehet shumë nga tekniku Inzagi, mirëpo 21 milionë euro për një 31-vjeçar janë shumë për Presidentin Zhang, i cili nga krahu tjetër kërkon të sjellë në “Xhuzepe Meaca”, një sulmues të talentuar si amerikan i “topçinjve” të Arsenal, Folarin Balogun, për të cilin “zikaltërit” janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro, aq sa do të shpenzonin dhe për kartonin e Romelu Lukakut.

 

sfidanti.al