Nga Greqia në Brazil, ish-“ylli” i Realit firmos me Sao Paolon

Që prej muajit prill, ish-“fantazisti” i mesfushës së Real Madrid, Bajern Mynih, Monako e Porto, Jamez Rodrigez është pa një skuadër, pas largimit nga “gjigandët” grek të Olimpiakos, mirëpo duket se gjërat kanë ndryshuar ditët e fundit.

“Ylli” kolumbian, tashmë 32-vjeçar është transferuar në Kampionatin brazilian të futbollit, me skuadrën e Sao Paolos që i ka ofruar Rodrigezit një kontratë 2-vjeçar, teksa e vlerësojnë jo pak eksperiencën e madhe të “fantazistit”. Me kalimin te Sao Paolo, klubi brazilian bëhet i 10-ti në karrierën e mesfushurit, karrierë kjo e pasur me plot trofe, arritje e spektakël, siç ishte dhe golat ndaj Uruguajit në Kupën e Botës 2014 në Brazil, performanca të cilat e sollën Rodrigezin në qendër të vëmendjes.

 

sfidanti.al