Pas transferimit nga Sasuolo, të talentit italian të mesfushës, Davide Fratezi, tashmë “zikaltërit” e Inter janë shumë pranë transferimit të një tjetër “ylli” në ngritje në Serie A, i cili vjen nga skuadra e Udineze.
Bëhet fjalë për 21-vjeçarin serb, Lazar Samarxhiç, i cili prej kohësh është në listën e Marotas. I ardhur nga “demat” gjermanë të Lajpcig, “ylli” ballkanas po shkëlqen prej dy vitesh në arenën italiane e për këtë arsye, “zikaltërit” janë të gatshëm të ofrojnë plot 25 milionë euro për kartonin e tij, mirëpo jo vetëm kaq, pasi në marrëveshje, mund të përfshihet dhe një lojtar i akademisë së Inter, Xhovani Fabian, i cili sezonin e kaluar u la në huazim te skuadra e Rexhinës, në Serie B.
sfidanti.al