Ditën e djeshme, në mediat e huaja qarkulloi lajmi se “gjigandët” francezë të PSG janë në faza të avancuara negociatash me anësorin francezin, Usmane Dembele, i cili do të zbarkojë në Paris, në rast se Kiljan Mbape do të largohej nga kampionët e Ligue 1, këtë merkato vere.
Mirëpo, mes PSG dhe Dembele nuk ka asnjë marrëveshje tranferimi, me klubin francez, që ndryshe nga çka u raportua më herët nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtare për anësorin e sulmit. Në krahun tjetër, vetë lojtari është shprehu i kënaqur me “aventurën” e tij te “katalanasit” dhe nuk ka ndërmend të lëvizë në një ekip të ri, teksa kujtojmë që prej disa muajsh klubi dhe francezi janë në negociata e sipër për rinovimin e kontratës.
sfidanti.al