Pas ndëshkimit nga UEFA të “bardhezinjve” të Juventus, me një gjobë prej 20 milionë eurosh dhe përjashtim nga Kupat e Evropës, ditën e sotme një tjetër klub e “pëson” nga organi më i rëndësishëm i futbollit në Evropë.
Bëhetë fjalë për “blutë” e Londrës, me klubin e Çelsit që është ndëshkuar me një gjobë prej 8.6 milionë paundëve për shkak të disa shkeljeve të bëra më herët, të cilat datojnë që një kohën kur Presidenti i “bluve” ishte manjati rus, Roman Abramoviç. Sipas UEFA-s, klubit i mungojnë disa dokumenta, që duhen për vërtetimin e disa transasksioneve të padeklaruara të kryera mes viteve 2012-2019.
sfidanti.al