Dinamo pa trajner, Dritan Mehmeti lë stolin e kryeqytetasve

Tashmë gjithçka është zyrtare, Dritan Mehmeti nuk do të jetë më tekniku i Dinamos, me teknikun që i ka dhënë fund “aventurës” me “nëndetësen blu” të kryeqytetit, edhe pse këta të fundit i kishin ofruar një pozicion më të lartë brenda klubit.

Kështu,palët kanë vendosur të ndajnë zrugët e tyre duke i lënë në këtë mënyrë hapësirë, projektit për “Dinamo City”. Tashmë mbetet të shihet se kush do të jetë trajneri i ri i skuadrës së tretë të kryeqytetit, teksa të gjithë zërat të çojnë te ish-“zikaltëri” i Inter, Luixhi di Biaxho, me këtë të fundit që është parë në Shqipëri duke ndjekur një ndeshje miqësore të Dinamos në stadiumin “Elbasan Arena”.

 

 

sfidanti.al