Pas largimit të ish-kapitenit, Bruno Telushi nga radhët e “demave të kuq” të Partizanit, këta të fundit kanë njoftuar ditën e sotme për largimin e një tjetër lojtari nga organika e tyre, kësaj radhe nga reparti i sulmit.
Bëhet fjalë për “bomberin” 26-vjeçar, Remzifaik Selmani, i cili u afrua të “të kuqtë” në merkaton e dimrit, nga skuadra hungareze e Mezokovesdit për një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025, por minutat e pakta me fanellën e “demave”, vetëm 184 të tilla, duket se nuk kanë mjaftuar për sulmuesin, i cili së bashku me klubin kanë vendosur të ndëprerjnë kontratën mes tyre. Ndërkaq, duhet kujtuar se pavarësisht minutave të pakta, Selmani arriti të shënojë dhe një gol me fanellën e “të kuqve”.
sfidanti.al