Maks Vershtapen triumfoi në provat zyrtare në Belgjikë, por nuk do të niset i pari të dielën, kjo pasi piloti holandez është penalizuar me pesë pozicione, teksa shkak është bërë se Red Bull ka ndryshuar për herë të pestë në këtë sezon kutinë e marsheve.
Pas holandezi i dyti u rendit piloti i Ferrari, Çarls Leklerk me një diferencë prej 0.820 sekondash, por të dielën do të niset nga “pole position”, e pas tij u pozicionua Sergio Perez, i cili ishte vetëm 0.057 sekonda më i ngadaltë se piloti i Ferrarit. Në vendin e katërt u rendit Luis Hamilton i Mercedes. Ndërkohë që Karlos Sainz u rendit në vendin e pestë, Oscar Piastri i gjashti dhe Lando Norris i shtati, ndërsa sa i përket klasifikimit, Versjtapen kryeson me 281 pikë, ndërsa në vendin e dytë renditet Perez me 171 pikë dhe në podium momentalisht ndodhet Alonso me 139 pikë.
sfidanti.al