Fillimisht u raportua se “hoqën dorë” nga kartoni i Hojlund, por mesa duket nuk është kështu dhe “djatjë e kuq” të Mançester Junajtid, të cilët “kokëulur”, kanë vendosur të rrisin ofertën e tyre në shumën e 70 milionë eurove, duke iu përshtatur kështu, kushteve të italianëve të Atalanta-s.
Këta të fundit prej kohësh kanë vënë shifrën 70 milionë euro, si kusht kryesor për sigurimin e shërbimeve të talentit 20-vjeçar të sulmit, Rasmus Hojlund dhe sipas raportimeve më të fundit, Junajtid do t’i afrohet asaj shifre. Në krahun tjetër, “djajtë” e Junajtid prej disa javësh tashmë kanë arritur akordin personal me lojtarin, të cilit i kanë ofruar një kontratë 5-vjeçare, duke plotësuar kështu një nga kërkesat primare të vetë “vikingut” dhe tanimë pritet vetëm zyrtarizimi, i cili sipas raportimeve të tabloidëve britanikë do të ndodhë fillimin e javës së ardhshme.
sfidanti.al