Mbrojtësi i PSZH-së, braziliani Maksuell, edhe zyrtarisht, doli në “pension”, pasi, në Paris, në finalen e Kupës së Francës, luajti ndeshjen e tij të fundit. Me fitoren ndaj Anzherit, Maksuelli fitoi trofeun e tij të 37-të në karrierën e tij, duke u bërë, kështu, futbollisti me më shumë trofe i të gjitha kohërave në botë.

