Kristiano Ronaldo është shumë i dëshpëruar me Komitetin e Apelit, pasi vendimit për ta suspenduar me pesë ndeshje
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka shpërthyer në Instagram, pas vendimit për ta suspenduar me pesë ndeshje.
Portugezi mendon se kjo është e ekzagjeruar dhe qesharake. Ai madje këtë vendim e quan edhe persekutim ndaj tij.
“E pamundur të qëndrojë imun në këtë situatë, 5 ndeshje!! Mua më duket e ekzagjeruar dhe qesharake, kjo mund të quhet persekutim. Faleminderit bashkëlojtarëve për mbështetjen dhe tifozëve”, shkruan Ronaldo në Instagram.
Ronaldo është suspenduar me pesë ndeshje, shkaku i ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen ndaj Barcelonës në Camp Nou dhe për arsye se shtyu gjyqtarin pas këtij vendimi.