Në një intervistë në “Gazeta delo Sport”, Leonardo Bonuçi që sapo ka kaluar te Milani nga Juventusi, midis të tjerave, bëri të ditur se përse ishte larguar nga “zonja e vjetër” torineze dhe kishte zgjedhur, pikërisht, Milanin. “Milani ka projektin më ambicioz sesa klubet e tjerë, ndërkohë që njerëzit kryesorë të këtij klubi, Fasone dhe Mirabeli, më bënë që unë të ndjehem si pjesë e rëndësishëm e këtij projekti. Në të kundërt, bisedimet nuk do të kishin zgjatur vetëm 48 orë”, vuri në dukje mbrojtësi i Milanit dhe i kombëtares italiane.
Sidoqoftë, Bonuçi e pranoi se Juventusi, tani për tani, është ekipi më i fortë në Itali. “Unë, te Milani, ndjehem si në shtëpinë time, që ditën e parë që erdha. Tek ardhja ime unë shoh diçka të ngjajshme me atë që beri Pirlo, duke ardhur te Juventusi. Kam besim se ne, brenda katër viteve, do ta fitojmë Ligën e Kampioneve”, tha Bonuçi.
Sfidanti.al