Uli Hënes është një njeri i vjetër i batutës, dhe kjo jo në kuptimin e moshës, por të përvojës për ngacmime dhe luftë psikologjike. Presidenti i Bajernit e paska nisur betejën jashtë fushe me Dortmundin, 6 muaj përpara duelit të dy skuadrave në “Alianc Arena”, duke u kujtuar verdhezinjve se “në Mynih ju pret ferri”.

