Real Madrid prezanton uniformën e re me…Navas dhe Bejl

Real Madrid nxjerr në shitje uniformat e reja që futbollistët do të veshin në sezonin 2019/20. Klubi merenges vendosi që me dizenjon e re t’i bëjë homazh emblemës së tij me kurorë duke përfshirë të gjitha detajet në fanelë ku mbizotëron ngjyra e artë që kontraston të bardhën dominuese dhe tradicionale të saj.

Tre vijat që janë mbi supet, emri i sponsorit Fly Emirates, logoja e Adidas dhe vijat që janë në mëngë ose jakë do të kombinojen me distinktivin e kampionit të botës, e vetmja logo që nuk është monokromatik. Përsa i përket uniformës së portierit, do të jetë portokalli me detajet të dizenjuara me ngjyrën e zezë.

Futbollistët e përzgjedhur për të xhiruar spotin e prezantimit të fanelave të reja të Realit të Madridit në Santiago Bernabeu ishin disa, mes të cilëve spikasnin edhe Kejlor Navas e Garet Bejl që prej kohësh janë vënë në qendër të zërave të merkatos.

sfidanti.al