Serbia mundet thellë, por edhe ofendohet në Ukrainë!

Nuk është e lehtë të luhen ndeshje të tilla. Nuk flitet për Kosovë-Serbi apo Rusi-Ukrainë, por çfarë problemesh në një Mali i Zi-Kosovë apo Ukrainë-Serbi. Në Podgoricë, “barra e së kaluarës” nuk kaloi pa pasoja dhe kombëtarja vendase mbeti pa trajner, si dhe me dy lojtarë të goditur rëndë moralisht. Në Arenën e Lvovit, një pjesë e tifozëve fanatikë ukrainas vërshëllyen fuqishëm himnin e Serbisë, “Drejtësia e Zotit”, ndërsa shpalosën banderolë ku shkruhej “ku..a e Rusisë”, me nënkuptim lidhjet e forta mes Serbisë dhe Rusisë, të cilësuar si armiku i sotëm i ukrainasve.

Edhe në fushën e lojës, gjërat nuk shkuan aspak mirë për miqtë. Viktor Cigankov kaloi vendasit në epërsi në 26’, po Cigankov shënoi golin e dytë pas vetëm 2 minutave, ndërsa me të nisur pjesa e dytë, Jevhen Konopljanka shtoi të tretin. Ukrainasit vazhduan dominimin dhe realizuan golat e tjerë me anë të Roman Jaremçukut në minutën e 59-të dhe sërish të Konopljankës në të 75-ën. Barazimi 1-1 i Luksembugut në Lituani, bëri që seleksioni serb i trajnerit Mladen Krstajiç të mbetej në vendin e fundit në grupin B, me vetëm 1 pikë.

Sfidanti.al