Portugalia dhe Holanda të dielën do të vihen përballë njera-tjetrës për të diskutuar finalen e edicionit të parë të Nations League të UEFA. Drejtësinë në këtë ndeshje do ta vendosë spanjollo Alberto Undiano Majenko, për të cilin kjo do të jetë edhe e fundit në karrierën e tij 19 vjecare. Përvec Majenkos, UEFA ka përcaktuar edhe 5 arbitra të tjerë spanjollë për këtë finale
Majenko do të ndihmohet nga anësorët Roberto Alonso Fernandez dhe Huan Karlos Justo Himenez. Arbitër i katërt do të jetë Antonio Mateu Lahos. Përsa i përket sistemit VAR, ekipi i arbitrimit do të jetë i gjithi spanjoll.
Undiano Majenko do të kurorëzojë karrierën e tij në arbitrim me një finale të rëndësishme evropiane pasi mori pjesë edhe në Botërorin e Afrikës së Jugut në 2010, ndërkohë që ka arbitruar ndeshje në 3 botërorë të U20. Në total Majenko ka arbitruar 139 ndeshje në arenën ndërkombëtare, ndërkohë që në La Liga në Spanjë ka 348 ndeshje të arbitruara.
sfidanti.al