Mançester Siti do ta blejë Zhoao Feliksin 120 milionë euro?

Mançester Siti kampion i Anglisë ka në plan që edhe gjatë kësaj vere të bëjë investime të mëdha, pavarësisht nga kërcënimet se UEFA mund ta ndëshkojë atë rëndë, për shkak të shkak të shkeljes së rregullave financiare fair play. Kryesia e klubit “qytetar” po bën përpjekje të mëdha për transferimin e yllit të ri portugez, Zhoao Feliks, të Benfikës që, sikurse thuhet, kushton 120 milionë euro.

Media portugeze shkruan se ManSiti ka dhënë garanci se do ta paguajë klauzolën zhdëmtuese prej 120 milionë eurosh për këtë mesfushor të ri ofensiv që është bërë një nga futbollistët më të kërkuar në Evropë. Siti është gati t’i ofrojë futbollistit të ri të talentuar një kontatë pesëvjeçare dhe 4,5 milionë euro për sezon.

Sfidanti.al