Nuk janë pak 95 ditë ndërprerje dhe jo çdo skuadër e ndjen njëlloj. Nëse Barcelona e shumë yjeve ia doli të fitonte qartë ndaj një kundërshtari që u duk i lehtë, nuk ndodhi kështu me Atletikon e Madridit. Në stadiumin e zbrazur të Bilbaos, kryeqytetasit nuk shkuan më larg se barazimi 1-1 ndaj Atletikut vendas.

