Ivan Rakitic kthehet te Sevilla pas 6 vitesh

Rikthimi i Ivan Rakitic te Sevilla është realitet. Klubi andaluzian arriti më në fund akordin me Barcelonën për këtë kalim të mesfushorit kroat dhe lajmi u konfirmua nga të dy klubet nëpërmjet komunikatave për shtyp me Rakitic që konsiderohet zëvendësuesi më i mirë i Ever Banegës

Bisedimet mes Barcelonës dhe Sevillas nuk hasën në asnjë vështirësi; futbollisti donte të largohej vetëm te Sevilla, ndërsa te skuadra katalanase, Koeman nuk e kishte në planet e tij dhe po kërkohej një destinacion për të. Palët ishin të destinuara tq gjenin marrëveshjen dhe kështu ndodhi teksa u përcaktuan edhe kushte që kanë të bëjnë me kualifikimet në kompeticionet evropiane në cdo sezon

Ivan Rakitic kalon te Sevilla për vlerën e 1.5 milionë Eurove së cilës i shtohen edhe 9 milionë në formën e bonuseve. Rakitic kthehet te Sevilla pas 6 sezonesh. Herën e fundit me fanelën e skuadrës andaluziane troiumfoi në Europa league. Festimi I tij nga Barcelona për titullin e 6 të Sevillas në kompeticionin e dytë evropian tregoi dëshirën e Rakitic për t’u bërë sërish protagonist me këtë skuadër.

Sfidanti.al