Bundesliga rihap dyert, Leipzig-Mainz do të jetë me publik

Leipzig-Mainz do të luhet me publik. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja gjermane ‘Bild’ sipas dë cilës Departamenti i Shëndetësisë i qytetit të Leipzigut ka dhënë autorizimin për hapejn e ‘Red Bull Arenas’ për ndeshjen kundër Mainzit e  programuar për t’u zhvilluar në 20 shtator duke lejuar hyrjen e 8400 tifozëve që përkon me rreth 20% të kapacitetit të përgjithshëm të impiantit.

Biletat për të ndjekur këtë ndeshjen do të jepen me anë të një shorti ku do të marrin pjesë 22500 abontentët e skuadrës, asnjë biletë nuk do të dalë në shitje. Për më tepër në këtë short do të mund të marrin pjesë vetëm vizitorët që janë rezidencë në landin e Saksonisë.

Miratimi për hapjen e dyerve të Red Bull Arena u vendos duke parë nivelin e infektimeve në qytetin e Leipzigut që ka rreth 600 mijë banorë. Treguesi javor(raste për cdo 100 mijë banorë) në Leipzig aktualisht është 3.2. Nëse kjo vlerë mbetet nën 20 asgjë nuk do të pengojë që fillimi i Bundesligës të jetë me tifozë. Kampionati gjerman në këtë mënyrë, bëhet i pari turne kombëtar nga Ligat më të rëndësishme që do të presë publik në shkallët e stadiumit në epokën Covid.

Sfidanti.al