Manchester City bën llogaritë, Guardiola ‘këshillon’ Messin që të qëndrojë te Barcelona

Lëvizje taktike paraprake? Ka mundësi, por nuk është vetëm kaq. Kjo sepse nga ajo që publikohet te ‘El Mundo Deportivo’ është një situatë që ka një logjilë; Manchester City sigurisht është I interesuar për situatën e Messit, por sipas asaj që publikohet në Katalonjë, nuk është aspak gati që të bëjë këtë blerje nëse Lionel Messi nuk largohet gratis nga Barcelona. Kjo blerje nuk konsiderohet e përballueshme në aspektin ekonomik pasi përvedc pagës marramendëse që kërkon argjentinasi, klubit anglez I duhet të gjejë akordin me Barcelonën pavarësisht klauzolës prej 700 milionë Euro, një shifër kjo e papërballueshme edhe për vetë klubin anglez dhe jashtë logjike edhe për burimet financiare të palimituara të pronarëve nga Emiratet Arabe

Për më tepër është edhe cështja e Fair Play Financiar që e ka vendosur Manchester City në mikroskopin e UEFA. Në të njëjtën kohë ‘El Mundo Deportivo’ thekson se vetë Pep Guardiola i ka këshilluar Lionel Messit për të riparë qëndrimin e tij dhe të mbyllë karrierën në Barcelonë. Media katalanase thekson se një ditë pas kthimit në Angli, Guardiola ka zhvilluar një bisedë telefonike me Messin ku sigurisht i shprehu dëshirën për ta pasur në skuadrën e tij, por edhe i shpjegoi vështirësitë financiare të kësaj cështjeje dhe në fund i shprehu edhe keqardhjen për mënyrën sesi po mbyllet kjo histori mes tij dhe Barcelonës, klubit të jetës së Messit.

Dhe e gjithë kjo ndodh teksa presidenti Bartomeu dhe Jorge Messi përgatiten për një takim mes tyre për zgjidhjen e kësaj cështjeje. Klubi nuk heq dorë dhe e konsideron ende të vlefshme kontratën dhe këtu do të bazohet për të mos e lënë Messin të largohet gratis,e për më tepër do t’i propozojë një rinovim të kontratës deri në mbyllje të Botërorit 2022. Edhe në krahun tjetër nuk ka ndryshime në qëndrim dhe në këtë pikë nuk duket se ka një rrugëzgjidhje, por cështja mbetet e hapur.

Sfidanti.al