Indinjatë te PSG, për pozitivitetin e mundshëm me Covid të Di Marias dhe Paredes

Paris Saint Germaini arriti të evitojë Covid 19 gjatë fazës finale të Ligës së Kampioneve, por nuk mundi t’i shpëtojë plotësisht. Ditën e hënë klubi parizien konfirmoi se 3 pjesëtarë të skuadrës ishin të dyshuar se ishin prekur nga coronavirusi dhe 2 prej tyre ishin Angel Di Maria dhe Leandro Paredes.

Lajmi indinjoi Paris Saint Germainin me Tomas Tuchel në krye.  Trajneri gjerman ishte një ndër ata që kundërshtuan që lojtarët të shkonin me pushime pas finales së Ligës së Kampioneve. Paris Saint Germaini e shtyu ndeshjen me Lens të parashikuar për në 29 gusht në mënyrë që futbollistët e tij të kishin mundësinë për të pushuar.

Po pavarësisht rekomandimeve të stafit mjekësor, shumë futbollistë të PSG vendosën që të zgjasin pushimet e tyre jashtë Francës. Disa prej tyre si Neymar, Di maria e Paredes ishin në Ibiza duke shijuar ditët e fundit të këtyre pushimeve pa e kuptuar se ishin ekspozuar ndaj coronavirusit. As fotot e publikuara përditë nga argjentinasit nuk u pëlqyen te Paris Saint Germain.

Sfidanti.al