Suarez larg Barcelonës? Paris Saint Germain kontakton uruguajanin

E ardhmja e Luis Suarez mund të jetë në Paris. Gazetari njohur Tancredi palmeri në një postim në rrjetin social Twitter bëri të ditur se Paris Saint Germain ka hyrë në kontakte me përfaqësuesit e sulmuesit uruguajan për të tentuar blerjen e tij në merkaton e transferimeve, një operacion që duket se është nxitur nga Neymar, mik i Luis Suarez me brazilianin që edhe e ka telefonuar për ta bindur që të transferohet në kryeqytetin francez

Edhe pse PSG pagoi 60 milionë Euro për blerjen e Mauro Icardin, është në gjendje që të bëjë edhe një blerje tjetër duke parë edhe largimet e Edinson Cavanit dhe Thiago Silvës nga të cilët parizienët kursejnë 20 milionë euro paga. Luis Suarez nuk është në planet e Koeman, megjithatë uruguajani ishte i pranishëm në stërvitje me Barcelonën teksa pret që të zgjidhet e ardhmja e tij

Paris Saint germain ka nevojë për një sulmues për bashkuar me Icardin pasi largimet e Cavanit dhe Choupo Moting e lënë argjentinasin si pikën e referimit prër Tuchel për këtë sezon. Luis Suarez prej kohësh ka qenë objektiv i Al Khelaifit për përforcimin e repartit të sulmit kështu që ky opsion i merkatos është unik për kampionët e Ligue 1

Sfidanti.al