Ish-zv. presidenti i Barcelonës, Zhordi Mestre, mendon se ende ka kohë për të ndryshuar mendim. Njeriu që doli kundër presidentit Bartomeu thekson se Lionel Mesi duhet të rikonsiderojë vendimin për t’u larguar, ndërsa thekson se “lojtari më i mirë i historisë nuk ikën nga klubi me një burofaks”. Gjithsesi, Mestre e kupton se do të jetë e vështirë që kjo të ndryshojë, ndaj edhe kërkon që klubi të organizojë një ceremoni siç duhet. “Largimi duhet të jetë dinjitoz, i tillë që e meriton një lojtar si Mesi, – thotë Mestre, – nuk është mirë kur në lojë hyjnë juristët. Lojtari më i mirë në histori nuk largohet me një burofaks. Nuk dua të hyj në çështjen e kontratës, por lojtarë të tillë si Mesi, Ksavi, Iniesta apo Pujol, kanë të drejtë të largohen kur të dëshirojnë”.
Sfidanti.al