Inter kërkon Kante dhe për të siguruar shërbimin e mesfushorit të Chelseat, klubi zikaltër shpreson të sigurojë të ardhura nga shitja e futbollistëve e më konkretisht të Skriniar dhe Perisic. Për Skriniar ka shfaqur interesin e tij Paris Saint Germain që ofron 50 milionë Euro. Drejtuesit e Interit kërkojnë 65 milionë Euro, shifra e nevojshme për të siguruaer shërbimin e Kante. Diferenca mes kërkesës dhe ofertës është ende e madhe por Inter shpreson në arritjen e një akordi sa më shpejt që të jetë e mundur.
Më e lehtë është reduktimi i kësaj diference në lidhje me kartonin e Ivan Perisic. Bayerni i Mynihut ofron 12 milionë Euro për kartonin e kroatit, ndërkohë që Interi kërkon 15 milionë. Me fjalë të tjera, është e qartë se merkato zikaltër është e lidhur me nevojën për të shitur futbollistët që nuk duhen në mënyrë që klubi të blejë lojtarët që trajneri e drejtuesit e klubit i konsiderojnë të rëndësishëm për një sezon të nivelit të lartë.
Sfidanti.al