Fitorja me rezultatin minimal 1-0 ndaj Augsburgut I shërbei Bayernit që t’I jepte fund serisë së 11 ndeshjeve radhazi që pëson gola. Skuadra e Hansi Flick, pas një sezoni mëse perfekt, këtë radhë kanë pësuar 25 gola në 17 javë. Besueshmëria në repartin e prapavijës të kampionëve të Gjermanisë dhe Evropës është vënë në dyshim.

