Donaruma “bën naze” edhe me rrogë 7.5 milionë euro në vit!

Tek Milani ka një hierarki, por janë disa futbollistë që përjashtohen nga rregullat. Njëri prej tyre është Zllatan Ibrahimoviç, ndërsa për momentin tjetri është Xhixho Donaruma. Portieri, një nga elementët më të kërkuar në Itali, duket se ende nuk është i kënaqur me mënyrën sesi po shkojnë bisedimet, ndërsa mediat italiane shkruajnë se mund të marrë një rrogë vjetore prej 7.5 milionë eurosh në një kontratë 5-vjeçare. Nuk sqarohet shumë mirë çështja, por theksohet se agjenti i tij Mino Raiola ende nuk është i bindur për të firmosur, me gjasë duke kërkuar një përfitim më të madh për klientin e tij si dhe për veten. Siç informon “La Gazeta delo Sport” nuk dihet nëse bisedimet për rinovimin do të kenë sukses, ndërsa “çatia” e rrogave për lojtarët e tjerë tek Milani është 4 milionë euro.

Sfidanti.al