Rrogë 550 milionë euro? Dakord, por Mesi paguan 370 milionë euro taksa!

Të tilla janë ligjet në Spanjë, dhe jo sipas parimit të tatimit të sheshtë 9 për qind, siç dëshiron të bëjë opozita shqiptare. Kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë dhe një superyll si Lionel Mesi është një nga taksapaguesit më të mëdha në vendin iberik. E përditshmja “El Periodiko de Katalunja” informon se për të ardhurat 550 milionë euro në 4 vjet, argjentinasi ka detyrim fiskal prej rreth 370 milionë eurosh ndaj shtetit spanjoll. Taksa kryesorë është ajo për të ardhurat, 275 milionë euro, ndërsa detyrimet nga të ardhurat e imazhit arrijnë në mbi 83 milionë euro. Mesi merr rrogë fikse 70 milionë euro tek Barcelona, dhe për këtë duhet të paguajë 35-40 milionë euro. Llogaritet se Mesi paguan në thesarin e shtetit baraz me 120 000 qytetarë normale spanjollë.

Sfidanti.al