Gjendet vendi për Atletico Madrid-Chelsea; do të luhet në Bukuresht

Më në fund përcaktohet vendi ku do të luhet ndeshja e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve mes Atletico Madrid dhe Chelsea; do të jetë pikërisht Arena Naţională në Bukuresht. E programuar për në 23 shkurt, kjo përballje nuk do luhet në Wanda Metropolitano e as në territorin spanjoll, pasi qeveria e vendit iberik e zgjati deri në 2 mars masën e ndalimit të fluturimeve me Britaninë e Madhe.

Arena Kombëtare e Bukureshtit ishte dhe zgjedhja e preferuar për Diego Pablo Simeonen që aty ka ruajtur kujtime të bukura duke qenë se në këtë impiant në 2012, ai dhe Atletico Madrid fituan Europa League pasi mundën në finale Athletic Bilbao. Një opsion tjetër ishte edhe Stadiumi ‘Luigi Ferraris’ në Genova dhe avantazhi I këtij impianti ishte afërsia, por stadiumet italiane nuk janë të lira në ditën e ndeshjes.

Në të njëjtën situatë me Atleticon është edhe skuadra tjetër spanjolle, Real Sociedad që ndeshjen ndaj Manchester United në 18 tetor do ta zhvillojë në Torino.

Sfidanti.al