West Ham kryen zëvendësimin e parë për hemoragji cerebrale

West Ham kryen zëvendësimin e parë për hemorragji cerebrale në historinë e futbollit anglez. Kjo ndodhi në ndeshjen me Manchester United në FA Cup kur mbrojtësi Issa Diop e la fushën e lojës në Old Trafford. Vetë Diop hyri si zëvendësues në fushën e lojës në minutën e 16 për të zëvendësuar Ogbonna dhe u përplas kokë më kokë me sulmuesin Anthony Martial në fundin e pjesës së parë. Të dy futbollistët e vijuan lojën deri në pushimin e ndeshjes, por Diop nuk u rikthye më në fillimin e pjesës së dytë dhe West Ham konfirmoi në blogun e ndeshjes dhe në Tëitter se zbatoi rregullin e ri të futbollit anglez

Pas ndeshjes që u fitua nga Manchester United 1-0 pas kohës shtesë, trajneri i West Ham, David Moyes shpjegoi vendimin për të zëvendësuar Diop

‘Besonim se ishte mirë dhe ende mendojmë se është mirë-tha Moyes-por i doli një xhungë në kokë kështu që zgjodha të mos rrezikoj dhe e zëvendësova’.

Sipas rregullave të reja në futbollin anglez, në rast se një skuadër duhet të bëjë një zëvendësim për shkak të simptomave të qarta të hemorragjisë cerebrale, edhe skuadra kundërshtare mund të bëjë një zëvendësim shtesë në një moment të zgjedhur nga ajo vetë.

Sfidanti.al