Në të vërtetë shprehja ishte pak më ndryshe, por kuptimi ishte sërish i tillë. “Tani do të luajmë për herë të parë kundër Realit të Madridit, – tha trajneri i Atalantës, Gasperini, – dhe ndoshta kjo është arsyeja që na jep kaq shumë dëshirë për të vazhduar që të paraqitemi mirë”. Gasp u shpreh kështu pas fitores 3-1 ndaj Napolit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ku do të jetë përballë Juventusit në ndeshjen fundore.
“Të fitosh Kupën e Italisë padyshim që është e rëndësishme, – vazhdon ai, – sepse është diçka që mbetet (në histori). Mendoj se, në tërësi, do të mbeten në histori fitoret tona, vendi i tretë në kampionat, vazhdimësia. Kemi shumë objektiva dhe shpresojmë që të qëllojmë në shenjë për ndonjërin prej tyre”. Objektiva janë kualifikimi në Champions ndaj Realit, kualifikimi për në Champions nëpërmjet Serisë A dhe fitorja e Kupës. Gasperini vlerësoi lart Pesinën, shënues të dy golave, ndërsa nuk i erdhi mirë kur e pyetën për Papu Gomezin që po shkëlqen me Seviljen në Spanjë, ndërsa u largua nga Atalanta pas sherrit pikërisht me të.
Sfidanti.al