Juventus në emergjencë, Arthur mungon ndaj Napolit, Bonucci në rrezik

‘Ekzaminimet instrumentale të kryera pas dhimbjes në këmbën e djathtë të referuar nga Arthu zbuluan praninë e një kalcifikimi të natyrës post-traumatike të membranës së kockës. Gjendja e tij do të monitorohet ditë pas ditë dhe rifillimi i aktiviteteve do të bëhet kur të lejohet nga sintomatologjia-kjo është komunikata zyrtare e Juventusit për gjendjen e Artthur Melo, një lajm ky i hidhur për trajnerin Andrea Pirlo në prag të ndeshjes me Napolin.

Shpresa për bardhezinjtë është që ta rikuperojnë brazilianin për ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Porton që do të luhet të mërkurën e ardhshme. Por problemet nuk përfundojnë këtu për kampionët e Italisë. Leonardo Bonucci, që doli nga fusha në ndeshjen me Romën për shkak të një problemi muskular dhe qëndroi në stol në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Interit, pati një lodhje të muskulit dhe u desh të ndalej. Ka mundësi që ai të lihet pushim edhe për ndeshjen me Napolin, por gjendja e tij do të vlerësohet në orët e ardhshme.

Sfidanti.al