Kanë kaluar kohët kur humbej finalja e Championsit në 1987, 1999, 2010 e 2012, apo finalja e Superkupës së Europës siç ndodhi në 2001. Bajerni ka që nga viti 2013 që i fiton finalet. Suksesi 1-0 ndaj Tigresit në Katar bëri që bavarezët të kenë 8 finale radhazi të fituara që nga viti 2013, dhe flitet për Championsin, për superkupat dhe për Kupën e Gjermanisë, si dhe për Kupën e Botës për klubet. Pavar shënoi golin e vetëm ndaj meksikanëve, por kampionët e Europës e merituan duke goditur edhe dy herë shtyllat, ndërsa kundërshtari nuk guxoi shumë të dilte nga gjysmëfusha e vet. Ishte trofeu i gjashtë në pak muaj, duke barazuar Barcelonën e Guardiolës të vitit 2009. Edhe për Hansi Flikun u bënë 6 trofe si trajner dhe asnjë teknik i Bajernit nuk ia kishte dalë, as në kohën e Bekenbauerit, Majerit dhe Mylerit, të Rumeniges, të Efenbergut, Shvajnshtajgerit apo Filip Lahmit.
Sfidanti.al