Presidenti i Komitetit Organizator të Lojërave Olimpike të Tokios, Yoshiro Mori është gati të japë dorëheqjen pas komenteve të tij me tone seksiste kur foli për tendencën e femrave për të folur shumë gjatë mbledhjeve, komente këto që shkaktuan indinjatë në Japoni dhe jo vetëm.
Mediat japoneze bëjnë të ditur se Mori e ka marrë vendimin e tij për ta komunikuar atë në mbledhjen e jashtëzakonshme të bordit drejtues të Komitetit Organizator. Skandali, sic thamë më sipër, shpërtheu pas frazave aspak të këndshme dhe seksiste të 83 vjecarit të thëna një javë më parë kur u ankua se mbledhjet e bordeve drejtueseme shumë femra në përbërje zgjasin shumë pasi ato e kanë të vështirë t’u japin fund ndërhyrjeve të tyre.
Sfidanti.al