Ishte momenti që duhej të kishte qenë kulmor. Padyshim që nuk mund të jetë ndryshe kur debuton një legjendë si Lionel Mesi, që hyri në fushë për herë të parë për Paris SG. Ishte minuta e 76-të kur ish-kapiteni i Barcelonës u zëvendësua me Nejmarin dhe bashkë me shtesat ishte në fushë gati 20 minuta.

