Mesi luan sonte për Paris SG, por a do të kthehet ai i Barcelonës?!

Maurisio Poçetino e konfirmoi atë që prisnin dhe shpresonin të gjithë, sidomos tifozët parizienë. Lionel Mesi do ta bëjë më në fund kthimin e tij të shumëpritur në fushë, dhe do të luajë kundër Reimsit, sonte në mbrëmje në orën 21:00 për Ligën e Parë të Francës. Pikëpyetja mbetet nëse magjistari argjentinas do të nisë të kthehet ai që ishte tek Barcelona, me një formë që i dha Topin e 7-të të Artë në karrierë. Mesi mungoi që nga data 2 janar kur doli pozitiv për Kovid, ndërsa u infektua kur ishte në Argjentinë për pushimet e Vitit të Ri. “Ai është stërvitur gjatë javës dhe unë jam i lumtur që ai është sërish me skuadrën, – tha trajneri Poçetino, – ai do të jetë në ekip nesër (sot). Po ashtu, do të jetë edhe Kiliani (Mbape) që e ka kaluar dëmtimin”. PSG kryeson kampionatin me 50 pikë në 21 ndeshje, por Mesi ka shënuar vetëm 1 gol, edhe pse ka shkëlqyer në Champions me 5 rrjeta në 5 sfidat e grupit.

Sfidanti.al