Nojeri parashikohet edhe për 3 vjet në “majë” tek Bajerni!

Klubi bavarez dhe portieri, njëkohësisht kapiteni, duket se po e qartësojnë të ardhmen. Edhe pse nuk është firmosur ende kontrata, sërish gjasat janë që kjo të ndodhë, dhe parashikimi është që Manuel Nojeri të luajë në nivele të larta edhe të paktën për 3 sezone të tjera. Në moshën 35-vjeçare, Bajerni dhe vetë Nojeri mendojnë se ka kuptim të jenë sërish së bashku për disa sezone. Rinovimi i kapitenit do të kishte një efekt “domino” tek portierët e tjerë, sepse në Mynih kanë një “armatë” me të tillë. Aleksander Nybel, i ardhur nga Shalke, mund të largohet sepse nuk do të kishte shumë shpresë për të luajtur. Sven Ulrajh mund të mbetet, por në “Zebener Shtrase” kanë disa plane të tjera, ose për të sjellë Stefan Ortegën, ose për t’u bazuar tek Johanes Shenku, që vlerësohet lart nga drejtuesit. Kristian Fryhtl po ashtu mund të largohet, ndërsa Ron-Torben Hofman pritet të vazhdojë tek Sandërlendi pasi po luan rregullisht dhe është i lumtur në Angli.

Sfidanti.al