Me ekipin kombëtar po arrin në 100 paraqitje (96 saktësisht) dhe 26 gola. Xherdan Shaqiri ka status gati prej heroi tek Zvicra, siç e tregoi edhe në Euro 2020 ku shënoi 3 gola në 5 ndeshje duke dhënë edhe një asist. Gjithsesi, me ekipet e klubeve, shqiptari nga Kosova ka ende diçka për të provuar.
