Të dy klubet janë në një dilemë secili të vetën. Në Madrid po llogarisin jo vetëm paratë, por edhe cilësitë e sulmuesit për të gjetur nëse investimi ia vlen, ndërsa në Lombardi po mendojnë nëse është më mirë të rinovojnë për Rafael Leaon duke i rritur rrogën, apo të pranojnë transferimin me një shifër që mund t’i lejonte të merrnin 2 apo 3 lojtarë të rëndësishëm. Sipas Observatorit të futbollit, CIES, kartoni i Leaos kushton 120 milionë euro, ndonëse klauzola e transferimit në kontratë është 150 milionë. Reali thuhet se është gati të paguajë për të pasur Kilian Mbapenë e ri, pasi Leao është i ri në moshë, dhe për të siguruar sulmin e së ardhmes bashkë me Vinisiusin.
Sfidanti.al