Ku duket që Dibala dëshiron të luajë për Interin? E pranon edhe me 6 milionë në vit!

Totenhemi do t’i jepte shumë më tepër, po ashtu Njukasëlli, ndërsa e kërkuan edhe Sevilja me Dortmundin. Gjithsesi, Paulo Dibala e ka ndarë mendjen që të luajë për Interin, dhe është gati që të pranojë një rrogë bazë shumë më të vogël sesa ajo që do të merrte në Angli. Flitet për 6 milionë euro në sezon si “principal”, ndërsa do të ketë edhe miliona të tjera si shpërblime në bazë të arritjeve sportive. Ka ende diskutime lidhur me këto shpërblime, që mund ta ngrejnë rrogën e Dibalës deri në 10 milionë euro apo edhe më shumë. Tek Interi janë të bindur se do të kenë sukses.

Sfidanti.al