Habia kroate, Joshko Gvardiol mes futbollistëve më të vlefshëm të botës

Kur ishte vetëm 8 vjeç u bashkua me klubin më të njohur të vendit të tij, Dinamon e Zagrebit. Joshko Gvardiol, lindur pikërisht në kryeqytetin e Kroacisë 20 vjet më parë, e nisi karrierën gjithashtu në Zagreb me klubin shumë më modest, Treshnjevka (vendi i qershive), por gjithnjë e më shumë po bëhet i njohur në Europë. Së fundmi, mbrojtësi që luan për ekipin e Bundesligës, Lajpcig, u vlerësua lart nga Obsevatori i Futbollit, CIES, duke u renditur në vendin e 16-të mes lojtarëve më të shtrenjtë të botës. Vlera e tij u caktua gati 100 milionë euro, saktësisht 99.8 milionë, duke pasur parasysh moshën e tij të re dhe potencialin. Kroacia dhe Dinamo e Zagrebit padyshim që duhet të jenë shumë krenarë për Gvardiolin, ndërsa kanë nxjerrë më parë emra të tjerë të shquar si Luka Modriç, Çorluka, Prosineçki apo Boban.

Sfidanti.al