Pronari i ri amerikan duket se ka ide të ndryshme nga ato të Roman Abramoviçit. Tod Boehli synon të krijojë një model më tradicional anglez në drejtimin e klubit të tij të futbollit, Çelsit, ndaj edhe trajneri Tomas Tuhel pritet të ketë më shumë pushtet në transferimet e klubit. Është e qartë që “një amerikan në Londër”, shkon më shumë sesa “një rus në Londër”, edhe pse flasim për dy miliarderë. Abramoviçi kishte krahun e tij të djathtë, drejtoreshën e rëndësishme Marina Granovskaja, por rusja duket se do të largohet. “Çelësat” do t’i marrë në dorë Tuhel, ashtu siç ndodh me Pep Guardiolën tek Man. Siti dhe Jurgen Klopin tek Liverpuli, dhe siç ka qenë traditë në Angli.
Sfidanti.al