Bajerni ka një arsye më shumë për të transferuar Levandovskin ose Gnabrinë!

Trajneri Julian Nagelsman po mendon shumë për mesfushën e ekipit të tij dhe kërkon jo vetëm potencial, por edhe lojtarë që t’i përshtaten filozofisë së tij. Bajerni i ka dhënë deri tani teknikut mesfushorin e Ajaksit, Rajan Gravenberk, ndërsa është e sigurt se dy pozicione në këtë repart do t’i kenë Xhoshua Kimih dhe Leon Gorecka. Nagelsmani në të vërtetë kërkon Konrad Laimerin e Lajpcigut, që është një mesfushor luftarak që e fiton shpejt topin, por klubi ka shpenzuar 20 milionë euro deri tani për Gravenberkun dhe vështirë të shpenzojë edhe 20 apo 25 milionë euro për Laimerin. Për t’i pasur këto para, bavarezët mund të kenë nevojë që të transferojnë ose Robert Levandovskin, ose Serg Gnabrinë.

Sfidanti.al